Bregdeti dhe plazhi i Durrësit i ndërthurur edhe me historinë dhe të kaluarën e pasur me objektet arkeologjike unike për rajonin dhe më gjerë, e kanë bërë Durrësin një destinacion të padiskutueshëm për turistët e huaj.
Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, qytetin e Durrësit e kanë vizituar mbi 13 mijë turistë të huaj. Ata thonë se vijnë në këtë qytet jo vetëm detin dhe plazhin.
Durrësi, qyteti port kryesor i vendit është cilësuar edhe si kryeqendra e turizmit veror në vendin tonë, ku nga viti ne vit numri i turistëve vjen gjithnjë në rritje. (A2 Televizion)