
Në një përditësim të situatës nga zjarret këtë pasdite, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, bën të ditur se Forcat e Armatosura, janë angazhuar intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale ministri thekson se vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore në Malin e Dajtit në Tiranë dhe aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Po kështu edhe në Lufaj të Mirditës vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat.
Operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA vijon edhe në Fushë-Lajë, Pukë, ku aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara. (A2 Televizion)