Policia Detare në Borsh ka shpëtuar një turist ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar. Policia njofton se në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, raporton A2.
“Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”, citon A2 njoftimin e Policisë, sipas së cilës turisti ukrainas falënderoi efektivët për reagimin dhe profesionalizmin e treguar. (A2 Televizion)