Posteri gjigant mirëpret socialistët në Elbasan

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 10:05 | Aktualitet

Posteri gjigant mirëpret socialistët në Elbasan

Një poster gjigant është vendosur në hyrje të restorantit ku Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e Partisë Socialiste këtë të premte, shkruan A2 CNN.

Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.

Sipas agjendës së takimit, do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.

Burime për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, bëjnë të ditur se fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos