Shtrohet në spital Fatos Nano

Nga Ornela Joti
11 Shtator 2024, 22:10 | Aktualitet

Shtrohet në spital Fatos Nano

Fatos Nano shtrohet sërish në spital. Ish-kryeministri është paraqitur në një nga shërbimet spitalore private në Tiranë pas problemeve shëndetësore.

A2 CNN mëson se zoti Nano ka pësuar frakturë parciale. Pas ekzaminimeve të kryera nga ekipi i mjekëve, ditën e enjte Nano pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Gati një vit më parë, ish-kryeministri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi një kohë të gjatë në spital. Ai qëndroi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos