Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana Isaku, thotë së numri i turistëve të huaja ne këto ditë pranvere është i lartë dhe plotëson pritshmëritë e tyre, ndërsa pritet që të kemi një sezon të suksesshëm.
Ndërsa turistët e huaj që po vizitojnë qytetin bregdetar shprehen të kënaqur nga gjithçka qe gjejnë në vendin tonë.
Qyteti nuk tërheq vetëm për plazhet dhe klimën e tij të butë, por edhe për thesaret e historisë që fsheh në çdo cep të tij. Por përveç saj, rrugicave të vjetra dhe arkitekturës italiane, turistët zgjedhin edhe natyrën e paprekur nga urbanizimi dhe Kepi i Rodonit është një nga pikat më të preferuara për vizitorët. (A2 Televizion)