Plazhi i Velipojës dhe lumi Buna në Shkodër janë bërë pjesë e projektit pilot të financuar nga BE që synon krijimin e një plani veprimit për mbrojtjen dhe konservimin e vijës bregdetare, detin dhe lumin.
Përveçse mbrojtjes në të mirë të komunitetit që jeton por edhe të trashëgimisë që duhet të lëmë këto projekte synojnë të krijojnë edhe standarde të BE në mbrojtjen e natyrës në kuadër edhe të anëtarësimit të vendit.
Por çfarë parashikon konkretisht aplikimi i këtij projekti në zonat pilote të bregdetit të Velipojës dhe lumit Buna?
Takimi u mbyll me diskutime të hapura mes të pranishmëve, ku u ra dakord se kjo strategji do të shërbejë si një platformë për të monitoruar hap pas hapi zbatimin e masave mbrojtëse pasi lumi Buna dhe plazhi i Velipojës janë pasuri kombëtare që kërkojnë ndërhyrje emergjente dhe një qasje të re menaxhimi për të garantuar trashëgiminë mjedisore për brezat e ardhshëm. (A2 Televizion)