“Pas moshës 35 vjeç rrezikoni të mos mbeteni shtatzënë”, gjinekologia tregon shkaqet që ndikojnë

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 09:49 | Aktualitet

Gjinekologia Eglantina Demo, duke folur në lidhje me shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në problemet e grave për të lindur fëmijë, u shpreh se mosha mbetet një ndër elementët kryesorë që ndikon në fertilitet.

Gjatë diskutimeve në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, ajo tha se biologjia dhe rezervat ovariale janë faktorë përcaktues për fertilitetin, të cilat fillojnë të bien pas moshës 30 vjeç dhe pësojnë rënie më të ndjeshme pas moshës 35 vjeç, duke rritur vështirësitë për të arritur një shtatzëni natyrale.

Biologjia është ajo që është e përcaktuar që në lindjen tonë dhe sigurisht që ajo ora e famshme biologjike apo rezervat tona ovariale sigurisht që mbas moshës 30 vjeç fillojnë të bien dhe mbas moshës 35 vjeç kjo rënie sigurisht është më e ndjeshme dhe mbas moshës 40 vjeç pastaj sigurisht që rënia është më e dukshme dhe vështirësitë për të konceptuar një shtatzëni natyrale sigurisht janë më të rritura.”, tha Demo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos