Pavarësisht premtimeve dhe strategjive që trumbetohen në mbështetje të bujqësisë, realiteti në ara dhe sera është krejt tjetër.
Fermerët që kultivojnë kastravecin në zonën e Roskovecit sapo kanë filluar vjeljet e stinës janë përballur me një ulje të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimit nga pikat e grumbullimit.
Vetë fermerët tregojnë se me këto çmime nuk kanë interes as për ta vjelë.
Sakaq në tregjet e fruta-perimeve kastraveci tregtohet minimalisht me 120 lekë të reja dhe situata që përsëritet vit pas viti, po detyron fermerët të braktisin sipërmarrjet e tyre. (A2 Televizion)