Protesta e shtatë e opozitës, Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 17:34 | Kronikë

Protesta e shtatë e opozitës, Hita në terren për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur vetë në terren për protestën e shtatë të opozitës, por e para që nga emërimi i tij në detyrë.

A2 CNN raporton se Hita ka shkuar vetë pranë efektivëve në terren, ndërkohë që bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës janë angazhuar 1500 efektivë policie.

Sipas gazetarit të A2 CNN igliÇelmeta policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opzoitës. Në një lidhje më Ditarin e pasdites nga Pandi Gjata në A2 CNN ai tha se në terren do të jenë edhe efektivët e rendit, Shqiponja dhe FNSH. Në protestën e sotme janë angazhuar 100 efektië më shumë.

Që prej orës 15:00 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit  si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

PD ka kërkuar leje në polici për zhvillimin e tubimit nga 19:00 deri në 22:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos