Nga qendra e votimit, drejt arave, apeli i fermerit në Pogradec: Më shumë vëmendje te bujqësia

Nga Artin Halili
11 Maj 2025, 17:45 | Aktualitet

Fadil Jakupllari nga fshati Rrëmenj i Pogradecit është prej atyre fermerëve që ka votuar që herët dhe më pas i është drejtuar tokës së tij bashkë me bashkëshorten.

Fadili edhe pse i pakënaqur nga qeveritarët ushtrimin e votës e ka parë si detyrë dhe ka një apel për pushtetarët që të shtojnë vëmendjen për bujqësinë dhe mirëqenien e popullit.

“Presim një të mirë për popullin. Bujqësia është katastrofë, kanalizime nuk ka fare, ujë për të vaditur s’ka”, thotë ai për A2 CNN.

Fadili është në prag pensioni, thotë se pret t'i dal 170 mijë lekë të vjetra. “Shpresoj të marr pak më shumë”.

E megjithatë në fund të ditës, ka apo s’ka ndihmë, atij nuk ja heq dot askush mjetet e punës nga dora dhe do vijojë të jetojë me forcat e veta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos