Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës

Nga Ervin Mehmeti
11 Maj 2025, 13:51 | Aktualitet

Në qarkun e Kukësit, të drejtën për të votuar po e ushtrojnë edhe qytetarë nga Kosova të cilët janë pajisur me shtetësinë shqiptare. Njëri prej tyre është Qazim Hoti, 28 vjeç, nga Gjakova, i cili votoi në qytetin e Krumës, në qendrën e votimit pranë Pallatit të Kulturës.

Qazimi është diplomuar për Jurisprudencë, por aktualisht punon si fotograf privat, shkruan A2 CNN. Ai është pajisur me dokumente shqiptare para dy vitesh dhe thekson se vota është një e drejtë e tij ligjore.

“Erdha për të votuar, është e drejta ime. Ligjërisht kam të drejtë. Votova për të mos u larguar të rinjtë, që të qëndrojnë në vendin e tyre,” u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos