Procesi zgjedhor në Vlorë po zhvillohet njëkohësisht me etapën e tretë të “Giro d’Italia”.
Duket se deri më tani ky eveniment çiklistik ka ndikuar në numrin e zgjedhësve që kanë votuar, pasi Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët në rang qarqesh deri në orën 13:00, me 19.37%, kur janë përllogaritur të dhënat e 299 nga 449 QV të qarkut bregdetar.
E pyetur se kur qytetarët do të kenë akses të plotë në akset rrugore të qytetit të Vlorës, nënkryetarja e bashkisë, Irena Toshkallari tha se kjo do të ndodhë rreth orës 17:30.
“Bllokimi do të jetë i kufizuar. Disa segmente, ku tashmë kanë kaluar çiklistët do të zhbllokohen në mënyrë të menjëhershme. Pra që nga këto momentet rruga nga Teatri, Rruga e Re janë të zhbllokuara. Parashikohet që çiklisti i parë të vijë rreth orës 5 e 10 minuta., Diferenca mes tyre është ,me shumë pak minuta dhe pasi të vijë çiklisti i fundit do të hapen të gjitha rrugët e qytetit”, tha Toshkallari për mediat.
(A2 Televizion)