
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas, në datat 13-14 janar në intervialin kohor 20:00-06:00, shkruan A2.
Sipas ARRSH, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore Tiranë- Kamëz-Valias-Rinas, rruga Kashar–Thumanë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thotë ARRSH. (A2 Televizion)