“Qesharake, Zoti si avatar”, revoltohet teologu për përfshirjen e inteligjencës artificiale në fe

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 09:10 | Aktualitet

Teologu Miron Çako deklaroi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN se është qesharake paraqitja e Jezu Krishtit si avatar dhe përfshirja e inteligjencës artificiale në fe, pasi makinat nuk mund të zëvendësojnë udhëheqësit shpirtëror. Sipas teologut AI-ja mund të përdoret si informacion, por jo të udhëheqë shpirtërisht, kur nuk ka shpirt.

Tani duan ta fusin robotin edhe në marrëdhëniet fetare. Kjo i kalon të gjitha kufijtë, sepse marrëdhëniet fetare nuk janë marrëdhënie thjesht intelektuale, janë marrëdhënie shpirtërore. Nuk funksionon që një robot të jetë prift, sepse është një makinë, nuk ka ndjenja, nuk ka shpirt. Nuk mundet një robot të mbajë një meshë, sepse ka një tru elektronik, do ta programosh. Zoti për të komunikuar me ne u bë njeri. Kur Zoti bëhet njeri, ne kërkojmë ta bëjmë njeriun robot, si do komunikojmë me një makinë ne?! Ai mund të përdoret si informacion, por që të udhëheqë shpirtërisht, kur s’ka shpirt, kjo është një marrëzi. Ajo s’është qenie, është makinë. Tashmë shohim Krishtin avatar, shkojnë njerëzit dhe rrëfejnë mëkatet, dhe makina i fal! Ky është kurth i djallit. Njeriu duhet ta rrëfejë mëkatin te Kisha. Makina u thotë je e falur, boll që ta ndjesh dhe të kesh dashuri. Kjo është qesharake, diabolike”, tha teologu Çako.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos