Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Alba Ahmetajt dhe Edlira Maras, dy grave që u kurorëzuan në tarracën e bashkisë së Tiranës, për t'u regjistruar të dyja si nëna të vajzave binjake të njërës prej tyre.
Ahmetaj dhe Mara kishin paditur në gjykatë zyrën e Gjendjes Civile të njësisë administrative Nr. 2 në kryeqytet, duke kërkuar regjistrimin e dy binjakeve me të drejta mëmësie të barabarta.
“Ndryshimin e aktit administrativ shkrese kthim përgjigje nr. 2627/1 prot, dt. 15.04.2021 dhe detyrimin e te paditurit për te regjistruar fëmijët H.M. dhe A.M., binjake te seksit femër, te lindura ne dt. 18.01.2021, ne Tirane dhe për te regjistruar si nena paditëset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me te drejta te barabarta amësie ne te njëjtën përbërje. Lënien në fuqi të vendimit nr. 573, datë 02.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit.” (A2 Televizion)