Rama darkon me familjen Trump në Vlorë

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 19:05 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim privat në Vlorë me Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ndalesa e parë e kryeministrit është Kompleksi Gjurmë, ku takimi u zhvillua larg vëmendjes së mediave.

Rama darkon me familjen Trump në Vlorë

Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës.

Rama darkon me familjen Trump në Vlorë

Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos