Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një udhëtim magjepsës që nxit turizmin dhe motivon të rinjtë të mos emigrojnë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 11:14 | Aktualitet

Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një

Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në Facebook, teksa ndan pamjet nga ky aks rrugor. Sipas kreut të qeverisë ky aks nxit turizmin dhe motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre.

Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një

“Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, shkruan Rama krahas videos.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos