Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Nga Edi Ruçi
29 Korrik 2025, 10:46 | Aktualitet

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat

Prej prefekturës së qarkut të Vlorës bëhet me dije se kjo e martë shënon një ditë pozitive për situatën nga zjarret. A2 CNN raporton se prej fillimit të muajt Korrik, këtë të martë në Vlorë nuk kemi asnjë vatër zjarri aktive në qytet e cila të jetë aktive.

Tre vatrat e zjarrit në rang qarku të cilat kanë sjellë shqetësim dhe rrezik për banorët janë shuar Vatra e zjarrit e rënë përgjatë pasdites të së hënës në fshatin Dukat është vendosur nën kontroll Gjithashtu nën kontroll raportohen sot edhe vatrat e zjarrit në Lukovë, Shën Vasil, Sasaj, Piqeras dhe Borsh.

Situata duket e qetë edhe në Delvinë në vatrat e zjarrit të rëna kryesisht në zonën e Kalasë. Këto vatra zjarri janë shuar falë punës së reparteve zjarrfikëse të qarkut Vlorë, efektive të ushtrisë, shtabeve të emergjencave civile, por edhe falë ndërhyrjes nga ajri me helikopterët Couger të ministrisë së mbrojtjes.

Në ndihmë për vatrat e zjarrit kanë ardhur edhe shtetet fqinje si Greqia, Italia dhe Kroacia me avionët Canadair. Vlen të theksohet fakti që të gjitha vatrat e zjarrit në rang qarku janë vendosur qëllimisht.

Hapësirat e shkrumbuara prej flakëve janë në qindra hektarë. Raportohen gjithashtu banesa të djegura, stane dhe bagëti krahas hapësirave të konsiderueshme të tokës nga Vlora, në Finiq dhe Konispol (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos