Qindra efektivë në terren, zjarret rrezikojnë zona të tëra në jug dhe veri të vendit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 12:08 | Aktualitet

Qindra efektivë në terren, zjarret rrezikojnë zona të

Edhe në këtë fillim jave situata e zjarreve thuajse në të gjithë vendin mbetet problematike në zona të caktuara. Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në jug të vendit, si në Kalsase të Delvinës, në Markatë të Konispolit, në kodrat e Sasajt dhe Piqerasit pranë Himarës pranë Skërficës në Gjirokastër etj., raporton A2 CNN.

Qindra forca zjarrfikëse të ndihmuara nga emergjencat civile, forcat e ushtrisë dhe natyrisht me operacionet nga ajri të 4 helikopterëve të forcave tona të armatosura dhe avionëve Canadair të mbrojtjes civile Europiane, po vijojnë përpjekjet për lokalizmin dhe fikjen e tyre, shkruan A2 CNN.

Aktive mbeten edhe disa vatra në veri të vendit ku më problematike mbetet ajo në Parkun Kombëtar të Lurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos