Rama takohet me Al Jaber në Nju-Jork, diskutohet ndërtimin i linjës nënujore të energjisë me Italinë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 21:01 | Aktualitet

Rama takohet me Al Jaber në Nju-Jork, diskutohet ndërtimin i

Kryeministri Rama është takuar në Nju-Jork me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri ka ndarë një foto në Facebook nga biseda, ndërsa bashkëngjitur shkruan se është diskutuar për dy projektet e përbashkëta që po realizohen, shkruan A2 CNN.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkërisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, mbyllet postimi i Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos