Raporti vjetor, SPAK "kapi" 41 milionë euro në 2023, Altin Dumani "vë gishtin në plagë"

Nga Armand Bajrami
4 Prill 2024, 16:25 | Aktualitet

Për të dytën herë nga marrja e kryesimit të SPAK, Altin Dumani, u ul para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të bërë një bilanc vjetor të punës së institucionit.

“Kemi dhënë shenja”.  Kreu i SPAK vlerësoi si shqetësues mungesën e bashkëpunimit të institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përjashtuar policinë e shtetit Por sipas Dumanit, ka edhe raste kur SPAK e ka të pamundur të hetojë bashkë me policinë e shtetit”, u shpreh Dumani.

Drejtuesi i SPAK kërkoi shtim të numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nga ana tjetër, përfshirja e zyrtarëve të policisë në radhët e krimit, e vë në vështirësi SPAK në jo pak raste.

Problematike u konsiderua edhe mungesa e përcaktimit të qartë ligjor mbi fatin e prokurorëve të Posaçëm pasi përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar. 

Në krah të Aida Hajnajt, drejtueses se Byrosë Kombëtare të Hetimit Dumani foli për një rritje në numrit të hetimeve dhe një total prej 41 milionë euro vlerë të pasurive të sekuestruara e konfiskuara nga SPAK gjatë vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos