Realiteti i hidhur në Kryemadh, prej tre dekadash të harruar, pa rrugë dhe pa ujë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
2 Dhjetor 2025, 15:01 | Aktualitet

Me gropa dhe tërësisht e pashkruar, kjo është rruga që lidh fshatin Kryemadh, në njësinë administrative Malzi të Bashkisë Kukës, me rrugën kryesore Shemri–Kukës. Pamjet nuk lënë vend për shumë fjalë dhe mjaftojnë për të kuptuar se në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej dekadash, shkruan A2 CNN. Ndërsa vetë banorët shprehen se janë harruar fare, rruga nuk është e vetmja problematikë e jetës së tyre të përditshme.

Natyrisht, mungesa e kushteve më bazike për jetesë ka sjellë edhe shpopullimin e fshatit. Rastësisht takuam të vetmin të ri që po qëndron ende në fshat, por që nuk dihet për sa kohë…

Emigracioni sezonal dhe ato pak prodhime bujqësore e blegtorale janë mundësitë e vetme të banorëve të fshatit Kryemadh për të siguruar jetesën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos