Reshjet përgjatë natës kanë rikthyer problematikën e rrugëve nën ujë në qytetin e Durrësit, pavarësisht se ndodhemi ende në stinën e verës.
Aksi qe zbret nga Brryli(Currila) drejt Shëtitores "Taulantia" ka qenë nën pushtetin e ujit edhe këtë mëngjes, shkruan A2 CNN.
Ndërsa mesa duket, kjo "kapriço" e motit ka stepur pushuesit, duke lënë përkohësisht plazhin në këtë fund gushti. (A2 Televizion)