Rihapet Urgjenca Polivalente e QSUT, shërbimi në funksion të plotë pas rënies së zjarrit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 11:45 | Aktualitet

Rihapet Urgjenca Polivalente e QSUT, shërbimi në funksion të

Rihapet Urgjenca Polivalente e QSUT. Ky shërbim është vënë në funksion të plotë, katër muaj pas rënies së zjarrit.

Në daljen e parë për mediat drejtoresha Alma Cani tha se po bëhen testimet e fundit të aparaturave për t'u vënë në shërbim të rasteve urgjente. 28 milionë leke i kushtoi buxhetit të shtetit riparimi i dëmeve në urgjencën e re të QSUT, e cila u përfshi nga flakët në shkurt të këtij viti. Dëmet më të mëdha ishin në rrjetin elektrik dhe atë të aspirimit.

Urgjenca e Polivalente ishte investimi më i ri në QSUT, me vlerë 17 milionë euro. Kur ende nuk ishte bërë një vit nga inaugurimi i saj, ky shërbim u përfshi nga flakët, duke e nxjerrë jashtë funksioni.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë vuri në funksion të rasteve urgjente dy spitalet e tjerë universitare, Sanatoriumin dhe Traumën.

Për ngjarjen e ndodhur në QSUT, ministrja e Shëndetësisë largoi nga detyra drejtoreshën Albana Fico. Vendosja e drejtorit të ri Alma Cani, me motivin për të zgjidhur problemin në Urgjencë, u pasua me kryerjen e një tenderi me vlerë 28 milionë lekë për riparimin e dëmeve.

E njëjta kompani që ndërtoi Urgjencën, mori me procedurën e negocimit edhe tenderin për riparimin e saj pas zjarrit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos