Flakët e zjarrit kanë përfshirë kurorën e gjelbër në fshatin Mashkullorë Bashkia Gjirokastër. Zjarri është pikasur në orën 13:00. Zjarri ka rënë paksa larg zonës së banuar dhe menjëherë forcat zjarrfikëse janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e tij në një terren terësisht malor dhe të pa aksesueshëm nga makinat.
Zjarri në këto momente po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH. Flakët po luftohen me mjete rrethanore, pompa shpine etj për shkak të terrenit të vështirë malor ku nuk mund të arrijnë automjetet zjarrfikëse.
Zjarri është masiv dhe forcat zjarrfikëse po mundohen t'a mbajnë nën kontroll. (A2 Televizion)