Nga reshjet dhe era e fortë në Qarkun e Elbasanit ka pasur degë të thyera pemësh në bulevardin dytësor, në fshatin Mjekës. Disa degë u këputën duke bllokuar për pak minuta një anë të karrexhatës.
Menjëherë mbërriti Policia Rrugore dhe zjarrfikësja dhe u bë i mundur menaxhimi i mjeteve dhe largimi i degëve të thyera.
Ndërkohë, në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rrëshkitje të disa inerteve nga faqja shkëmbore, pasi nuk është e izoluar me rrjetë. Por, edhe aty ndërhyrja në kohë e Policisë Rrugore bëri të mundur largimin e disa gurëve dhe njoftimin e firmës kontraktore. (A2 Televizion)