Rikthehet bora në Korçë, zonat turistike zbardhen në ditët e para të pranverës

Nga Artin Halili
5 Mars 2024, 07:58 | Aktualitet

Reshjet e borës kanë përfshirë sërish juglindjen e vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit Mars që shënon dhe startin e pranverës.

Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi, pasi gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë.

ARRSH bën me dije se në terren punohet për pastrim dhe kriposje e kësaj rruge, teksa nuk është shfaqur asnjë problematikë për drejtuesit e mjeteve, të cilët megjithatë këshillohen të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme dimërore.

Aksi Korçë-Bonoshticë-Dardhë është i hapur gjithashtu, ndërsa nuk raportohen problematike as në rrugët e tjera nacionale apo rurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos