8 gushtin e 35 viteve më parë bota do të shikonte një nga eksodet më të paimagjinueshme të Shqiptarëve drejt perëndimit dhe shpresës. Simbol i kësaj përpjekje përveç vërshimeve në ambasada ishte edhe anija Vlora e cila, ka transportuar numrit më të madh të njerëzve nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane.
A2 CNN, 35 vite pas këtij momenti, ka intervistuar personin që drejtoi këtë mal me njerëz nga porti i Durrësit drejt atij të Brindizit në Itali. Një kapiten që ishte mësuar të transportonte mallra nga një shtet në tjetrin dhe nga kontinent në tjetrin, pa dëshirën e tij, pati në dorë jetën e mijëra shqiptarëve që synonin në mënyrën më të rrezikshme të mundshme shpresën për një jetë të re.
Halim Maliqi risjell edhe një herë sikur të kishte ndodhur dje atë ngjarje që kanë shenjuar mbresa të pashlyeshme në jetën e tij si profesionale ashtu edhe emocionale.
E ndërsa anija arriti ne ankorohej dhe moria e njerëzve të lëshoheshin në kalatat e portit të Barit, edhe sot pas 35 vitesh kapiteni Halim Maliqi nuk arrin dot ta përshkruaj atë lloj eksperience. Dhe si për ironi të fatit njeriu që u plotësoi ëndrrën e shpresës mijëra shqiptarëve, vetërefuzoi jo vetëm të qëndronte në Itali, por refuzoi edhe azilin që autoritetet italiane ja ofruan familjarisht. Ndërsa shqiptarëve u apelon që të rikthehen në vëndlindje.
(A2 Televizion)