Kulmi i sezonit veror në qytetin e Vlorës, përveç fluksit të turistëve, ka sjellë edhe një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve.
Në markatat e qytetit, veçanërisht pensionistët e ndjejnë këtë rritje, duke e reflektuar në uljen e sasisë së blerjeve që bëjnë.
Kjo situatë sjell vështirësi edhe për tregtarët, të cilët shesin më pak dhe, natyrisht, ulet ndjeshëm norma e fitimit.
Tregtarët shprehen se janë grumbulluesit me shumicë ata që rrisin çmimet sa herë që kërkesa rritet, siç ndodh gjatë sezonit veror. (A2 Televizion)