Aksident në aksin Fier-Shegan, furgoni përfundon në kanal, transportohet në spital një person

Nga Çaku Tafa
7 Gusht 2026, 11:48 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Shegan, furgoni përfundon në kanal,

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit.

Dy mjete, një “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz. Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari  një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksi rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit është një aks me trafik të lartë dhe me mangësi të shumta sa i përket sigurisë rrugore.

Rruga me dy kalime në secilin kah është tepër e ngushtë dhe mjetet duhet të ulin shpejtësinë kur përballen me jetën të tjera në rrugë. Ardhja e shumë emigrantëve nga jashtë vendit ka bërë që këto ditë të nxehta aksidentet rrugore të jenë të shpeshta.

Aksident në aksin Fier-Shegan, furgoni përfundon në kanal,Aksident në aksin Fier-Shegan, furgoni përfundon në kanal,Aksident në aksin Fier-Shegan, furgoni përfundon në kanal, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos