Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të izoluar

Nga Edi Ruçi
9 Janar 2026, 12:22 | Aktualitet

Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në fshatin Bashaj të Vlorës, duke dëmtuar rëndë rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonës. Si pasojë, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar, pa mundësi qarkullimi, shkruan A2 CNN.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të hapur rrugën dhe për t’u lidhur sa më shpejt me zonat e tjera.

Situata paraqitet problematike, ndërsa autoritetet janë vënë në dijeni dhe pritet ndërhyrja e grupeve të emergjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos