Rezarta ka ndarë historinë e saj personale dhe betejën me lipedemën gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ku foli hapur për problemet shëndetësore dhe vështirësitë që ka kaluar ndër vite. Ajo tregoi se pesha e saj kishte arritur deri në 110 kilogramë, ndonëse ushqehej shëndetshëm.
“Maksimumi i peshës që kam arritur ishte 110 kg. Unë përveç Lipidemës, kam marrë diagnostifikimin që jam me një nivel të dytë, gati të tretë të obezistetit. Kam yndyra të larta dhe mos funksionim të saktë të metabolizmit. Duke ngrënë shëndetshëm shikoja që kisha vështirësi në dobësim”, u shpreh ajo.
Rezarta tregoi se një nga shenjat që e bëri të dyshonte për problemin shëndetësor ishte nxirja e lëkurës, ndërsa theksoi se sëmundja mund të ketë lidhje me ndryshimet hormonale pas shtatzënisë.
“Disa nga simptomat e lipidemës është ajo nxirja e lëkurës. Thoja, ‘po këto nga më dolën?!’. Patjetër e kam patur nga shtatzanitë, sepse lipedema ndodh në fazën e pubertetit, pas lindjes dhe pas menopauzës, sepse është një shkak hormonal dhe mund të jetë edhe gjenetike. Edhe vajza e tezes po bën kontrollet e veta”, rrëfeu ajo. (A2 Televizion)