Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Nga Edi Ruçi
24 Gusht 2026, 10:59 | Aktualitet

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë

Edhe fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti i Vlorës drejt Italisë.

Sot, me tragetin e orës 11:00, pritet të nisen drejt portit të Brindisit 995 pasagjerë, 265 automjete dhe 11 kamionë.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë mbrëmjes. Me tragetin e orës 24:00 parashikohet një numër i ngjashëm pasagjerësh dhe automjetesh drejt Brindisit.

Porti i Vlorës vijon të regjistrojë flukse të larta udhëtarësh gjatë këtij sezoni turistik, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos