Në prag të sezonit veror, mbi 600 vullnetarë pastrojnë bregdetin Nartë-Zvërnec

Nga Gazment Janku
24 Prill 2026, 18:50 | Aktualitet

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit veror përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, Prefektura e Vlorës ka organizuar një operacion të gjerë pastrimi të vijës bregdetare, me vullnetarë nga institucionet lokale dhe shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

Pastrimi u përqendrua përgjatë bregdetit Nartë–Zvërnec, ndërsa aksione të tilla janë organizuar përgjatë gjithë bregdetit të jugut, deri në Sarandë. Përveç pastrimit të zonës, këto nisma synojnë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe përdoruesve të bregdetit.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, u shpreh se sasia e mbeturinave të mbledhura tregon nivelin e lartë të ndotjes, jo vetëm në bregdetin nga Narta në Zvërnec, por edhe në zonën e Pyllit të Sodës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos