Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 19:35 | Rajoni & Bota

Serbia injoron paralajmërimin e fortë Amerikan dhe hidhet menjëherë në krahët e Rusisë. Në Beograd, pas përcjelljes së ambasadorit të SHBA në NATO, u zhvillua seanca e Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus.

Ministri përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Nenad Popoviç, falenderoi Rusinë dhe veçanërisht presidentin Vladimir Putin, që mbështet aspiratat serbe për Kosovën në aspektin territorial.

“Bisedimet e fundit midis Presidentit të Republikës së Serbisë, z. Vuçiç, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, konfirmojnë më tej vazhdimësinë dhe forcën e marrëdhënieve tona dypalëshe. Marrëdhënia personale dhe besimi në nivelin më të lartë i japin një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha Popoviç.

“Ne do të jemi gjithmonë bashkë me vëllezërit tanë nga Rusia , theksoi më tej ai. Në Beograd për këtë event ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Federatës Ruse, Maxim Reshetnikov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos