Shërbimi shëndetësor, faktor në mbarëvajtjen e sezonit në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
6 Qershor 2025, 14:46 | Aktualitet

Fluksi i lartë i turistëve në kryeqendrën e turizmit në vend, Durrësi ka sjellë fluks të lartë edhe të kërkesave për ndihmë mjekësore nga vizitorët vendas por edhe të huaj.

Për këtë arsye qendrat shëndetësore në këtë fillim sezoni janë rihapur në pesë zona të ndryshme përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit, duke garantuar një shërbim sa më të shpejtë dhe sa më pranë pushuesve.

Qendrat shëndetësore përgjatë bregdetit përveç qëllimit parësor të ofrimit të shërbimit parësor shëndetësor ndaj pushuesve, ndihmojnë edhe për të ulur ngarkesën e qendrave spitalore gjatë periudhës së verës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos