Kadastra e Vlorës nuk gjen sërish qetësi, duke mbetur sërish "pa drejtues". Erjon Galanxhi i emëruar drejtor vetëm tre muaj më parë largohet nga detyra. Ai ishte emëruar në këtë postë në muajin mars të këtij viti, shkruan A2 CNN.
Galanxhi mësohet se është emëruar në postin e nën drejtorit në Shkodër. Në krye të kadastrës Vlorë në vend të tij është komanduar Paola Sullaj e cila më parë ka mbajtur postin e nën drejtorit në institucionin e kadastrës Vlorë.
Erjon Galanxhi është drejtuesi i tretë i ndryshuar në dy vitet e fundit në Vlorë, pas Ina Lucit dhe Ergys Skënderit të cilët u larguan nga postet e drejtim të kadastrës më parë. (A2 Televizion)