Festa e Kurban Bajramit dhe fundjava sjellin fluks pushuesish, trafik i rënduar në Vlorë

Nga Edi Ruçi
6 Qershor 2025, 11:07 | Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit në Vlorë, e cila sigurisht është një ditë pushimi, dhe fundjava që kemi përpara, ka bërë që në rrugët e qytetit të kthehet trafiku i rënduar.

Me qindra automjete po hyjnë në Vlorë në çdo orar, me pushuesit e shumtë që kanë vendosur të qëndrojnë në qytet, por edhe të shkojnë drejt jugut. Pikërisht segmentet rrugore me qarkullim të rënduar janë ato që të çojnë drejt bregdetit.

Duke filluar prej hyrjes se qytetit të Vlorës, aksit Transballkanik, rrugës Kosova, por edhe në shëtitoren Lungomare.

Trafik i rënduar konstatohet edhe në segmentin Vlorë-Radhimë-Orikum por edhe në segmente të tjera më në jug të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos