Festa e Kurban Bajramit, besimtarët luten për popullin e Gazës

Nga Armend Pire
6 Qershor 2025, 11:39 | Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në fenë islame. Falja e namazit të Kurban Bajramit edhe këtë vit i gjeti besimtarët në shesh, e konkretisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mijëra besimtarë nga Tirana dhe jo vetëm, u mblodhën herët në mëngjes pranë për të kryer një nga ritualet e kësaj feste. Lutjet në këto ditë shkojnë për shëndet në familjet e tyre, si dhe për popullin palestinez në Gaza që po vuan luftën deri në uri dhe etje.

Në të njëjtën linjë me besimtarët ishin edhe lutjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.  Ndërkohë në Mekë, vendin e shenjtë të besimtarëve, qindra shqiptarë e miliona besimtarë janë duke kryer një nga 5 shtyllat e Islamit, Haxhin.

Kurban Bajrami pasohet në familjet e besimtarëve edhe me prerjen e një kurbani si shenjë devotshmëri dhe sakrifice. Dreka do të mbledh familjet për të vijuar festime, teksa edhe për 3 ditë me radhë, besimtarët myslimanë kanë mundësi të presin kurbanet e tyre kush nuk ka mundësi, si dhe të kryejë disa tradita si vizita e të afërmve, komshinjve në nevojë apo e të sëmurëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos