Tensionet në Gjirin Persik, dy cisterna nafte të goditura nga predha të panjohura pranë Omanit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 12:40 | Bota

Tensionet në Gjirin Persik, dy cisterna nafte të goditura nga predha

Dy cisterna nafte janë goditur nga predha të paidentifikuara në ujërat pranë Omanit, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në rajonin e Gjirit Persik.

Lajmi është bërë i ditur nga Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), sipas të cilave dy incidentet janë regjistruar në veri dhe në lindje të Khasabit të Omanit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi autorët e sulmeve apo shkallën e dëmeve të shkaktuara në anije.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka rrëzuar dy dronë amerikanë, një MQ-9 dhe një MQ-1 Predator, në incidente të ndara mbi Ngushticën e Hormuzit.

Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ku siguria e transportit detar dhe e furnizimit me naftë mbetet një nga shqetësimet kryesore ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos