Fermerët mes katër rrugëve, “nga vreshtat tek ulliri ose nga shiu në breshër”

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
15 Maj 2026, 11:42 | Aktualitet

Zona e Kurjanit në Roskovec është e njohur për kultivimin e vreshtave me rrush, kjo edhe për shkak të klimës mjaft të favorshme, shkruan A2CNN. 

Por prej vitesh fermerët, të pakënaqur me shitjet dhe çmimin e rrushit, vendosën të prishin vreshtat dhe të mbjellin ullinj. Edhe kjo kulturë sot u ka mbetur stok dhe tashmë fermerët ndihen si në mes të katër rrugëve, të paorientuar se çfarë të bëjnë me tokën e tyre.

Një prej fermerëve që po përpiqet të rezistojë duke mbajtur vreshtat e rrushit kërkon më shumë mbështetje nga shteti, jo vetëm në subvencione, por edhe në politikat e futjes së produkteve nga jashtë vendit.

Dikur kjo zonë kishte një prodhimtari të kulturës së rrushit deri në 200 tonë, ndërsa sot fermerët nuk e dinë se çfarë të mbjellin në tokat e tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos