Gjuetia e paligjshme në Vlorë, lëndë shpërthyese dhe ndaj peshqve

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
24 Mars 2025, 12:55 | Aktualitet

Sektori i peshkimit në Vlorë përveç të tjerash po ndëshkohet edhe nga konkurrenca e paligjshme. Bëhet fjalë për peshkimin me dinamit, i cili jo vetëm dëmton ekosistemin duke vrarë edhe specie detare qe nuk janë për t’u shitur por është i dëmshëm edhe për konsumatorin, që e blen me çmim pak më të lirë, por që rrezikon të helmohet.

Këto janë pamje të gjuetisë së peshkut me dinamit në Gjirin e Vlorës. Një aktivitet sa i paligjshëm aq edhe i rrezikshëm për ekosistemin por edhe për njerëzit. Dhe ndonëse ky aktivitet nuk mund të zhvillohen pa zhurmë, sërish ndëshkimi I tij duket se nuk po jep efekt.

Vetë peshkatarët e licencuar shprehen se kjo lloj gjuetie është një nga faktorët e uljes së produktivitetit të peshkimit.

Gjithashtu peshqit e vrarë me dinamit, sipas peshkatarit janë të dëmshëm për t’u konsumuar edhe nga njerëzit.

Një paligjshmëri që shkakton një sërë problematikash zinxhir, duhet realisht jo vetëm të ndëshkohet por të merren masa konkrete për të eliminuar këtë lloj fenomeni që dëmton edhe turizmin në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos