4 ditë pas shpërthimit në kapanonin në Lushnjë, ku humbën jetën 2 persona, atë e bir dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë, është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve. Bëhet fjalë për të riun, L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj. Nga hetimet ka rezultuar se 32-vjeçari ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Shpërthimi ndodhi mesditën e 1 marsit, në lagjen “Karbunarë e madhe” të Lushnjës, ku humbën jetën atë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, 41 dhe 24-vjeç, teksa u plagosën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe nga sa raportohet ndodhet në gjendje stabël.
Kapanoni ku po bëheshin ndërtimet ishte në pronësi të deputetit socialist. (A2 Televizion)