Shqipëria sot 16 vjet në NATO, ministri Vëngu: Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 10:37 | Aktualitet

Shqipëria sot 16 vjet në NATO, ministri Vëngu: Rrugëtim i

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka reaguar për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vëngu ka shkruar se ky ka qenë një rrugëtim me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha.

Po ashtu, ai shkruan se sot Forcat e Armatosura të Shqipërisë kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e vendit për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme.

Postimi i Vëngut:

16 VJET NË NATO

16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë!

Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha. Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme.

Krenarë për rolin tonë në Aleancë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos