Më pak reshje, por më freskët

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 07:36 | Aktualitet

Më pak reshje, por më freskët

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe këtë të martë, por do të jenë shumë më të pakta se një ditë më parë.

Tanja Porja meteorologia e A2 CNN bëri të ditur në emisionin Dita Jonë se mesdita pritet të ketë fuqizim të vranësirave dhe rrjedhimisht edhe reshje shiu, por jo në të gjithë territorin e vendit. Thuajse e gjithë vija bregdetare e vendit do të jetë pa reshje.

Mëngjesin e sotëm kemi pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi ka shkuar në 2 gradë celsius.

Rrebeshe afatshkurtra pritet të ketë vetëm gjatë mesditës në zona të caktuara. Ndërkohë, era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos