Ndonëse numëron rreth 8 mijë vizatime dedikuar qytetit të tij, Pogradecit, Anastas Kostandini ka përzgjedhur 74 më të mirat për të ekspozuar dhe për t’ia rrëfyer ngjyrat me të cilat e sheh qytetin e tij të zemrës.
Ka zgjedhur sezonin turistik për të rrëfyer edhe një anë tjetër të imazhit që mundtë shohin vetë turistët, duke lënë kështu jo pak mundësi për të eksploruar edhe magji të tjera të Pogradecit.
Henri Shkurti është kujdesur për pikturat. Si kurator i kësaj ekspozite, tregon se Taso është një nga piktorët e rrallë që nuk ka frikë nga origjinali, apo punimi i tij i parë.
Së shpejti, Taso pritet të sjellë edhe një ekspozitë me vizatime të personave publikë të ekranit dhe politikës që ai ka realizuar ndër vite. (A2 Televizion)