
Protestues dhe simpatizantë të PD do t’i bashkohen protestës së thirrur pasditen e sotme përballë kryeministrisë edhe nga juglindja e vendit. A2 CNN raporton se mungojnë organizimet nga ana e degëve lokale përsa i përket transportit.
Për të mos u identifikuar nga policia, burime për A2 CNN nga 5 degët e juglindjes, bëjnë me dije se do të marrin pjesë rreth 500 protestues që do të udhëtojnë me makinat e tyre personale.
Në dalje të qytetit të Korçës është ngritur një postbllok që në rast dyshimesh për lëndë piroteknike apo të tjera, të bëjë kontrollin e mjeteve personale (A2 Televizion)