SPAK publikon bilancin: Në 2024 u dhanë 236 masa sigurie “arrest në burg”

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 11:11 | Aktualitet

SPAK publikon bilancin: Në 2024 u dhanë 236 masa sigurie “arrest

Në një kohë kur SPAK është vënë në qendër të kritikave, kryesisht nga mazhoranca për përdorimin e shpeshtë e “pa kriter” të masës së sigurisë, “Arrest në burg”, Prokuroria e Posaçme ka provuar të sqarohet përmes publikimit të disa shifrave.

Në një postim në rrjetet sociale, SPAK jep informacion shterues mbi masat e sigurisë që janë për vepra të ndryshme penale përgjatë vitit 2024.

SPAK njofton se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

“Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë "arrest me burg" zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara”, bën me dije Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, 10% e masave të sigurisë janë dhënë për krime të tjera nga ana e prokurorëve të posaçëm.

Prokuroria e Posaçme më 19 shkurt iu përgjigj po me disa statistika, kritikave në adresë të tyre. SPAK publikoi një bilanc për vitin 2024, ku figuron se vetëm 30% e personave që po hetohen prej tyre janë në masë sigurie “arrest në burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos