Këto pamje nuk janë të ndonjë vendi në luftë në lindjen e mesme, por janë jo më larg se 700 apo 800 metra larg qendrës historike dhe turistike të Gjirokastrës.
Është hyrja në lagjen e romëve të qytetit që mbrohet nga UNESCO.
Banesa të përshtatura dhe kushte thuajse mesjetare ku diskutohet uji. Teksa i pyet kupton që janë lënë në mëshirë të fatit.
Pjesa dërrmuese e fëmijëve nuk frekuentojnë shkollën. Ndonëse në gjendje të mjerueshme dhe të harruar në kuptimin e plotë të fjalës, sërish edhe kjo shtresë shfrytëzohet në raste të votimeve qendrore apo lokale
Ndërkohë në bashkinë e Gjirokastrës askush nuk të jep një përgjigje mbi gjendjen në të cilën është lënë ky komunitet. (A2 Televizion)